Të paktën 2,4 milionë njerëz në të gjithë botën kanë humbur jetën si pasojë e Covid 19, që prej se zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë njoftoi rastin e parë në dhjetor të 2019. Ndërsa, rreth 109,78 milionë raste janë diagnostikuar zyrtarisht që nga fillimi i pandemisë, prej të cilave 84,3 milionë raste besohet se aktualisht jenë rikuperuar. Dje, në të gjithë botën u regjistruan 6.743 vd ekje të reja dhe 278.225 raste pozitive për Covid-19.
Shtetet e Bashkuara janë vendi më i goditur për sa i përket vde kjeve dhe rasteve, me 486,332 fatalitete dhe 27,694,647 raste të regjistruara, sipas Universitetit Johns Hopkins. Pas SHBA-së vendet më të prekura janë Brazili me 239,773 vdekje dhe 9,866,710 raste, Meksika me 174,657 vdekje (1,995,892 raste), India me 155,813 vde kje (10,925,710 raste) dhe Mbretëria e Bashkuar me 117,396 vd ekje. (4,047,843 raste).
Ndër vendet më të goditura nga pandemia, Belgjika ka numrin më të lartë të vd ekjeve në raport me popullsinë e saj, bëhet fjalë për 187 vdekje për 100,000 banorë, pasuar nga Sllovenia (179), Mbretëria e Bashkuar (173) dhe Republika Çeke. (172) dhe Italia (155).