Prej më shumë se një shekulli, familja Gjurgjialo në Prizren të Kosovës, merret me punimit të plisit, qeleshes së bardhë tradicionale të shqiptarëve.

Qeleshepunuesi, Naxhi Gjurgjialo e ka trashëguar zanatin nga gjyshi e babai, e më pas ia ka mësuar edhe bashkëshortes së tij Ergylen, me të cilën ka 35 vite të martuar.Që prej asaj kohe Ergyle nuk kanë ndalur së punuari plisat e të gjitha trevave shqiptare, të cilët pavarësisht ndryshimit të mënyrës së veshjes në jetesën moderne, vijon të jenë të pazëvendësueshme. Megjithatë situata ndryshoi në fillimet e pandemisë COVID-19, kur vendi u fut në karantinë.

‘Plisi është një kulturë kombëtare që para flamurit ka qenë. Kombi këto ka. Në pandemi, punën e mbyllëm. Nuk punuam fare. Shkuam disa hapa prapa. Vështirë. Kemi 4 punëtorë. Gjysmën e paguam. Ne jemi mësuar duke punuar”,tha qeleshepunuesja, Ergyle Gjurgjialo.

Në atelienë e tyre modeste, nuk mungojnë as veshjet kombëtare si dhe aksesorët modern, si çanta e kapele të ndryshme të bëra me lesh deleje, të cilin ato e sigurojnë nga kontinenti i largët, Australia.

“Pas plisit kam filluar të punoj me veshjet kombëtare të grave, burrave dhe fëmijëve. Të gjitha moshave. Mirëpo çfarë është për kokë i prodhojmë. Lënda e parë është leshi i dhenve. Ne nga Kosova nuk e furnizojmë dot. Vjen prej Australisë. Nga Australia në Turqi, ku lahet pastrohet dhe zbardhohet dhe pastaj ne i blejmë nga Turqi i sjellim këtu”, tha artizania e plisit.

Plisat, të cilët në Kosovë ende vijojnë të prodhohen në qytetin e Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës, tashmë përdoren vetëm në raste gëzimesh dhe festash. (Shqiptarja.com)