Kryeministri Edi Rama jep një intervistë nga Berati. “Gjysmë million vizitorë në kalanë e beratit që nga nisja e rilindjes urbane është një shifër domethënëse. 5 fishimi i strukturave pritëse akomoduese. Rritja e punësimit përmes bizneseve të reja të vogla është domethënëse.

Arrestimi i gjyqtares dhe mjekut që rropi dynjanë fryt i ‘drejtësisë së re’
Kur morëm detyrën Berati dhe Gjirokastra rrezikonin të humbisnin mbështetjen e UNESCOS. Ne kemi kthyer Beratin dhe Gjirokastren perseri ne atë kategori qendrash historike të trashëgimninë kulturore botërorel.Bukuria e këtij vendi është aseti ynë më i madh. Ne duhet ta vëmë atë në pah duke investuar. Pradaj duhet të vazhdojë puna e të kryhet punë. Ka kaq shumë gjëra për të bërë dhe për të marrë pas”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar ish-kryeministrin Sali Berisha si gogoli e shtëpisë ndërsa kreun e PD Lulzim Basha si kukull në duart e tij. “Lideri i ri në thonjza ka një biografinë e tij tramvajin tiranë kamëz dhe nga ana tjetër është e njëjta frymë dhe familje politike ku pjesa që e përfaqësonte atë në një formë më besnike ndaj traditës së vetë është eleminuar dhe ku është një mish mash i vërtet dhe natyrisht ai që ishte me këtë nuk janë e njëjta gjë, ai ishte googoli i shtëpisë ky është një kukull.

Gogoli nuk ka ikur nga shtëpia, por te dera ka ardhur mama dhia. Është kukull në duart e gogolit dhe është ai që dihet. Duke pasur mama dhinë tek dera, këtu bëhet e qartë se bëhet fjalë për t’i kthyer pas. Dhe për të rikaluar përgjegjësit edhe punët e këtij shteti në duart e një katërshe që ka pasur mundësitë dhe i ka ezauruar.”