Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një statusi në llogarinë e tij të tëitter pas akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Rama i kujton Bashës se çfarë ka bërë qeveria për menaxhimin e situatës së krijuar prej Pandemisë covid 19 dhe procesin e ri-ndërtimit e dinë të gjithë qytetarët shqiptarë.

Kreu i ekzekutivit vijoi më tej ku i kujton Bashës se qytetarët e dinë dhe e mbajnë mend fort mirë se ç’bëhej deri dje (kur Partia Demokratike ishte forcë qeverisëse) me përmbytjet kur mijëra njerëz linin shtëpitë e me dëborën kur rrugët bëheshin pista skish për makina!

Në fund Rama shkruan se të bërit politikë me fatkeqësitë natyrore është njësoj si ajo makina që ngec në rrugë se s’ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore dhe s’ka qytetar normal, sado i pakënaqur me qeverinë, që të bëhet rrotë me zinxhir si Andi Bushati, për të të besuar ty rrugën e të ardhmes së Shqipërisë për inat të qeverisë!

Statusi i plotë:
Lulëzim! Se çfarë bëra unë pas tërmetit, qytetarët e dinë. Se çfarë bëri e po bën kjo qeveri për përballimin e pandemisë edhe këtë e dinë. E mbajnë mend edhe ç’bëhej deri dje me përmbytjet kur mijëra njerëz linin shtëpitë e me dëborën kur rrugët bëheshin pista skish për makina!
Politika me fatkeqësitë është si ajo makina që ngec në rrugë se s’ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore dhe s’ka qytetar normal, sado i pakënaqur me qeverinë, që të bëhet rrotë me zinxhir si Andi Bushati, për të të besuar ty rrugën e të ardhmes së Shqipërisë për inat të qeverisë! (Lexo.al)