Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë me dije se deri në orën 11:00 kanë votuar mbi 145 mijë qytetarë.

Përmes një deklarate për mediat KQZ ka njoftuar se pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në ora 11:00 është 8,34 %, apo 145 mijë e 650 votues.

“Procesi i votimit është duke vijuar normalisht. Nuk ka raportime për incidente të cilat mund të dëmtojnë integritetin e ditës së zgjedhjeve. Deri në ora 11:00 kanë votuar 8,30 për qind e votuesve apo 145 mijë e 650 votues nga 1 milionë 794 mijë e 862 votues. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2019 kishin votuar 9,64 për qind apo 174 mijë e 669 votues nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues sa kanë qenë atë kohë”, ka thënë Daka.

Qendra e votimeve janë hapura në ora 07:00 dhe do të mbyllën në ora 19:00. Ndërkohë kujtojmë se të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.794.862.