Pas normalizimit të situatës, kryeministri Edi Rama ka falënderuar të gjitha forcat e angazhuara në zhbllokimin e rrugëve pas stuhisë së borës. Rama thekson se beteja e ditëve të fundit na ka mësuar se ku e si duhet të ndërhyjmë, për tu përmirësuar.

“Faleminderit dhe respekt për mijëra forcat e angazhuara në zhbllokimin e rrugëve pas stuhive të jashtëzakonshme të borës, që provuan se gatishmëria, organizimi dhe kapacitetet për këto situata dramatike, janë rritur ndjeshëm, ndërkohë që padyshim beteja e ditëve të fundit na ka mësuar edhe se ku e si duhet të ndërhyjmë, për përmirësime të mëtejshme”, shkruan Rama.

Kujtojmë se vendi ynë u përfshi nga reshje të dëborës që sollën bllokimin e rrugëve e kufizim të lëvizjes.