Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka uruar që qytetarët e Kosovës të krijojnë ditën e sotme një proces të qetë votimi, ndërsa thekson se kjo është një kohë vendimtare për ta.
“Një ditë e madhe për Kosovën! Urojmë për një garë të qetë e qytetare siç e meritojnë qytetarët kosovarë. Kjo është një kohë vendimtare për shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi e kudo. Një kohë për t’i treguar Europës e botës maturi e mençuri”, shkruan Olta Xhaçka.
Kosova voton sot për të zgjedhur 120 deputetët që do të formojnë qeverinë e re.