Përmes kartës së studentit, pjesë e “Paktit për Universitetin”, të gjithë studentët përfitojnë shërbime falas ose tarifa të reduktuara.

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 ditë, 100 arritje” se sa të rinj përfitojnë shërbime falas ose tarifa të reduktuara përmes kartës së studentit, 11 mijë apo 55 mijë?

Kryeministri thekson janë 55 mijë studentë që përfitojnë sot shërbime falas ose të reduktuara përmes kartës së studentit, nga zero në 2013.

Në Kartën e Studentit janë të përfshira tarifa të reduktuara për teatër apo kinema, muze galeri, kontroll shëndetësor, barna me rimbursim, paketa shëndetësore, strehimi social, stadium, pallat sporti apo edhe palestër, shtëpi pushimi dhe në zonat e mbrojtura, shërbimet bankare apo kredi, kurse profesionale si dhe certifikatë gjyqësore apo shërbime noterie si dhe zero tarifë për bibliotekat e lagjeve dhe qendrat multifunksionale.