Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë përmes një video-je mësuesit për ditën e shenjuar të 7 Marsit.

Kreu i ekzekutivit ka publikuar një video në llogarinë e tij të ‘Facebook’ ku shfaqen shkollat e rindërtuara të ngritura nga pasojat që la tërmeti i 26 nëntorit.

“MIRËMËNGJES ? dhe me një urim nga zemra për të gjithë mësuesit e Shqipërisë, ata në pension e ata që në krye të detyrës po kalojnë një vit tejet të vështirë, duke i siguruar krejt ata se më e mira është ende përpara nesh, ju uroj të gjithëve një ditë të bukur?”, shkruan Rama. (Lexo.al)