Zv. kryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Shqipëri, sot ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Siç njoftojnë nga kabineti i Grubit, të dy bashkëbiseduesit, kanë vlerësuar lartë përkushtimin e deritanishëm të diasporës së Maqedonisë së Veriut pasi që për më pak se një muaj pozitivisht ftesës për Regjistrim i janë përgjigjur më tepër se 130.000 banorë.
“Zv. kryeministri i parë Grubi dhe kryeministri Rama gjatë takimit kanë këmbyer mendime edhe Korridorit 8, projekt ky për të cilin Rama tha se në Shqipëri është prioritet i Qeverisë pasi që është në të mirën e vendit por dhe të mbarë rajonit, kurse Grubi nga ana e tij ka informuar Ramën se edhe në Maqedoni të Veriut po punohet në drejtim që sa më shpejt të përfundoj ndërtimi i këtij korridori”, thuhet në njoftim./Telegrafi/