Zlatan Ibrahimovic sonte ka mbajtur fjalimin e tij në Sanremo, Festivali i Këngës Italiane, teksa sigurisht që ka rishfaqur edhe njëherë mentalitetin e tij prej kampioni. Pasi ka shtyre drejtuesin Amadeus duke mbajtur skenën, suedezi ka falënderuar Italinë.
Kam luajtur 945 ndeshje. Kam fituar shumë, por edhe kam humbur. Kam shënuar mbi 500 gola, por edhe kam gabuar shumë. Kam fituar 11 tituj, por edhe kam humbur. Kam fituar shumë Kupa, por edhe kam humbur. Erdha në Festival sepse ishte sfidë dhe sepse të sfidosh veten është ajo që duhet të bësh.
Dështimi nuk është e kundërta e suksesit. Është pjesë e suksesit. Të bësh asgjë është gabimi më i madh që mund të bësh. Nëse Zlatan gabon, edhe ti mund të gabosh. E rëndësishme është të bësh ndryshim çdo ditë. Ky nuk është festivali im, as i Amadeus, por i të gjithëve ju, i Italisë, shtëpia ime e dytë! Faleminderit me zemër.