Këshilltari i Tony Blair, i mandatuar 3 herë si kryeministër i Anglisë, Alastair Campbell ka komentuar hapjen e fushatës zgjedhore në Shqipëri për zgjedhjet e 25 Prillit.
Përmes një statusi në llogarinë e tij në ‘instagram’ Campbell e ka shoqëruar tekstin e tij me foto nga sheshi Skënderbej teksa Edi Rama mbante fjalimin e çeljes së fushatës.

‘Foto nga fillimi i çeljes së fushatës së Edi Ramës. Ai është përpara në sondazhe dhe po duket mirë për një mandat të tretë radhazi si Kryeministër. Edi tregon se çfarë është e mundur për të majtën e partive të Qendrës që e kuptojnë qendrën si dhe të majtën, dhe që japin një udhëheqje të qartë të qëndrueshme për çështjet që kanë rëndësi për njerëzit”, shkruan ai.

Postimi i plotë: Nëse lojtarët anglezë bëjnë një shëtitje para ndeshjes, ata do të vërejnë se në Shqipëri po zhvillohet një fushatë zgjedhore. Këtu janë foto nga fillimi i fushatës elektorale të Edi Ramës. Ai është përpara në sondazhe dhe duket se është pranë një mandati të tretë radhazi si kryeministër. Duke u përpjekur të kujtoj udhëheqësin e fundit të laburistëve me të cilin kam punuar, i cili fitoi tre mandate rresht. Edi po tregon se çfarë është e mundur për të majtën e partive të qendrës që e kuptojnë qendrën njësoj si të majtën, dhe që tregojnë një lidership të qartë dhe të qëndrueshme për çështjet që kanë rëndësi për njerëzit. (Lexo.al)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alastair Campbell (@campbellclaret)