Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se objektivi për mandatin e tretë është që të kalohet 1 mld euro eksport.
“Aktualisht ne kemi shkruar 400 mln euro eksport dhe objektivi ynë është të kalojmë 1 miliardshin dhe është shumë realist sepse bujqësia ka hyrë në një cikël tjetër dhe të gjithë farat që u mbollën në fillim të mandatit të parë kanë krijuar një rrjet që vetëm zhvillohet, rrjet prodhimi, përpunimi, eksporti, dhe objektimi për të kaluar 1 mld është shumë realisht”, tha Rama.