Planeti Afërdita qeveris dashurinë dhe romancën për të gjithë. 2021-shi është një vit i gjetjes së dashurisë për shtatë shenja të zodiakut me fat, por edhe nëse s’bëni pjesë në listën tonë, mund të përfshiheni gjithsesi në një romancë intensive. Ky vit mund të sjellë gjithçka!

Dashi-Si beqarë të famshëm, më në fund do të gjeni personin pranë të cilit do të jetoni momentet më të bukura dhe çdo sekondë e kaluar me ta do të jetë si një përrallë. Ata që janë përfshirë tashmë në një marrëdhënie të qëndrueshme duhet ta dinë se yjet inkurajojnë përkushtimin në vitin 2021.

Demi-Demët do të argëtohen shumë me dashurinë e këtij viti! Mund ta nisni fillimisht si miq, por e gjitha do përfundojë në një marrëdhënie të përkushtuar. Marsi, prilli mund të jenë muajt tuaj.

Binjakët-Zakonisht e keni të vështirë të zgjidhni një partner, por si për çudi, gjithçka do të rrjedhë natyrshëm këtë vit. Pa shumë sforcime, apo plane, ju do e gjeni veten pjesë të një historie të bukur.

Virgjëresha-Ky do të jetë vit i mbushur me sukses në jetën tuaj personale dhe profesionale. Gjasat janë të takoni dikë, por edhe nëse jeni në një lidhje, këtë vit mund ta çoni marrëdhënien në një nivel tjetër. Mos i thoni kurrë “jo” mundësive!

Akrepi-Ndikimi i Afërditës dhe Jupiterit në shenjën tuaj të horoskopit do t’jua lehtësojë jetën dhe do t’ju ndihmojë të gjeni një dashuri të re. Nëse jeni në një lidhje, do ndjeni më shumë praninë e njëri-tjetrit dhe do të jeni falenderues.

Bricjapi-Një përvojë e re ju pret, por me dikë që e njihni prej kohësh. Mund të jetë një ish-shok klase, koleg etj. Gjëra të bukura ju presin!

Ujori-Ujori do të jetë në një periudhë tranzicioni dhe teksa ndaloni së kërkuari partnerin/en ideal/e, ai/ajo do të vijë vetë tek ju. Ky pritet të jetë një nga vitet më të rëndësishëm dhe inkurajues për ju.