Nga Ilir Beqaj/

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, zonja Emilia Koliqi, ka ndarë me publikun vizionin e partisë së saj për kujdesin shëndetësor.

Sipas zonjës Koliqi, PD angazhohet për akses të barabartë. Por këtë mesazh ka zgjedhur ta japë nga një klinikë private. Ky na qenka pra aksesi i barabartë.

Kush ka para le të paguajë vetë nga xhepi. Po ata që nuk kanë para?

Kush jeton në qendër të Shkodrës arrin lehtë te klinika mjekësore. Po ata që jetojnë në Malësi, Dukagjin apo nënShkodër?

E nderuar zonjë! Aksesi i barabartë në kujdesin shëndetësor është i garantuar për të gjithë që jetojnë në qarkun e Shkodrës, falë reformës në shëndetësi të PS që prej vitit 2013.

Fillimisht u hoq taksa mbi sëmundjen, TVSH 10%, që u vendos në kohën e qeverisjes së partisë tënde.

Pastaj u garantua vizita falas tek mjeku i familjes për këdo person që jeton në Shqipëri, i siguruar apo i pasiguruar.

U vijua me tarifa simbolike për personat e pasiguruar për vizita specialistike apo ekzaminime që ndjekin sistemin e referimit.

Në janar 2017, të sëmurët kronikë edhe kur janë të pasiguruar u përfshinë në skemën e përfitimit të barnave të rimbursueshme falas.

Sa për modernizimin dhe transformimin e spitaleve rajonale, unë uroj që ju e të afërm tuaj të mos kenë nevojë për kujdes spitalor, por jeta të sjell edhe sëmundjen.

Në 2013 nëse do kishe patur nevojë për rezonancë magnetike do të duhet të shkoje në Tiranë e të sorollateshe. Sot e bën në Shkodër, falas, me kohë pritje jo më shumë se 15 ditë.

Në 2013 nëse do kishe patur nevojë për angiografi koronare do të duhet të shkoje në Tiranë e të sorollateshe. Sot e bën në Shkodër, falas, me kohë pritje jo më shumë se 20 ditë.

Janë modernizuar reanimacioni i përgjithshëm, neonatologjia, reanimacioni kardiak.

Është modernizuar urgjenca e përgjithshme.

Është hapur kujdesi paliativ dhe kimioterapia.

Instrumentat kirurgjikalë janë rinovuar tërësisht dhe sterilizimi është modern

Hemodializa është krejt e re dhe moderne.

Këtë vit po rinovohen krejtësisht sallat kirurgjikale dhe fillon laboratori i ri modern.

#pune #jofjale