Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kandidatët në Fier i ka bërë thirrje publike kreut të PD Lulzim Basha të frenojë me shkeljen e rregullave anti COVID gjatë takimeve që bën.“Dua ta filloj dukje shprehur keqardhje të thellë në një kohë kur të gjithë duhet të jetë të ndërgjegjshmë e mbi të gjitha ata që kanë poërgjegjësi publike duhet të jenë shembull në respektimin e këtyre rregullave po bëhet një shfaqje rutinë shkelja e rregullave iskenimi i një spontaniteti duke mbledhur njerëz ngjitur e ngjitur me njëri tjetrin medemek për të përshëndetur karvanin e fitores imagjinare atyre që pasi humbën çdo shans në të shkuarën të cilën populli ua dha për të drejtuar vendin kërkojnë një shans të ri që skanë për ta marrë.
Skanë për ta marrë spese shqiptarët nuk duan më të eksperimentojnë rikthimin e Pd në pushtet dhe se të çfarë PD të një Pd që është e përfaqësuar nga skuadra më e keqe më e dobët më absurde e 30 viteve. Është për të ardhur keq që ndërkohë që sfida e sfidave një sfidë edhe më e madhe sesa fushata elektorale sesa zgjedhjet sesa të gjitha partitë së bashku që është sfida e kapërcimit të hendekur hapur sot e një vit me hyrjen në Shqipëri të armikut të padukshëm po sabotohet po përçmohet po pengohet në përpjekjen e përbashkët për ta fituar thjeshtë dhe vetëm interesi politik i një pale që ka përfaqësuar përfaqëson dhe do të përfaqësojë pakicën. Ne duhet ta këpusim zinxhirin e infektimeve. Kjo është arsyeja që po përpiqemi të garantojmë vaksina në objektivin shumë ambicioz përmes një vaksinimi masiv të rrisim shkallën e imunizimit.
I bëj thirrje publikisht lulzim bashës dhe opozitës që të frenohen, se janë shumëdëmtuese çedukuese të pamoralshme në këtë fushë beteje ku ne jemi një dhe populli është i gjithi i interesuar sepse virusi nuk njeh të majtë dhe të djathtë asnjë nga ata dallime që janë të jetës tonë të përditshme. Nga ana tjetër të mos ushqehet me iluzionin se duke mbledhur ata tufa me 2 gishta të marrë ndonjë votë më shumë është komplet absurde dhe dëm i madh. Rregullat duhet të respektohen nga çdokush”, tha Rama.