Kryeministri Edi Rama vijon me prezantimin e planit për shkollat dhe universitetet në planin e veprimit 2021-2025.
“Nuk ishte në fushata zgjedhore të shumë kohëve më parë pas periudhës së komunizmit por 2 fushata më parë, koha kur mësuesit viheshi në rresht dhe mbushnin sheshet e kryeministrit të kohës. Si të ishin ata figurantët e paradave të dikurshme. Ishte vetëm një dekadë më parë kur mësuesit u bënë për ti bërë karshillëk opozitës që protestonte për hapjen e kutive të votimit. Atë farë burri shteti e detyroi DASH të hiqte dorë nga ai makabritet dhe mësuesit i shpëtuan atij poshtërimi. Sot mitingjet e kryeministrit ku mësuesit dëgjonin të s harat duket si një pjellë e fantazizsë së shthurur. Ja ku i keni 3 ministrat e KCK dhe një zonjë që njeh fjalorin e sh arjes.
Si sha rrëx hinj, dhe sh arëxhinj. Imagjinojeni njërin nga të 3 në krye të arsimit dhe merreni me mënd pastaj fëmijën tuaj mësuesnin e fëmijës tuaj shkollën e fëmijëve tuaj në duart e këtyre të 3. Jam krenar që PS e çliroi shkollën nga kthetrat e poolitizimit absurd dhe i ktheu mësuesit dinjitetin”, tha Rama.