Edi Rama ka folur në çeljen e fushatës elektorale për mandatin e tretë të PS duke thënë se do të tregojë që politika nuk i bën dot asgjë profesionstëve.
Rama ka theksuar se mandati i tretë i PS do t’i heqë mundësinë Metës, Berishës e Kryemadhit që të marrin zvarrë Shqipërinë, ndërsa Bashën e cilëson si kukull në prehrin e tyre.
Rama: Sfida e sfidave është fitorja mbi armikun e padukshëm. Zbrapsja e virusit nga jetët tona. Ne nuk mund të jemi krijues vatrash infektimi. Nuk mund t’i thërrasim njerëzit për t’i vënë në rrezik dhe mbi të gjitha, përveç se të vëmë në rrezik ata që flasin, të çojmë mesazhin e gabuar tek ata që shohin, mesazhin e tmerrshëm se kush është më lart mund të sillet si të dojë me shtetin e ligjin, madje e ka kaq natyrë të dytë sa që dhe kur bëhet fjalë për jetën e vdekjen, mund të mbjellë vdekjen në trupin e atyre që mbledh rreth e rrotull dhe përçon mesazhin e vdekjes kudo të mbledhur bashkë rraqe rraqe kiliko, sic thonin dikur kur nuk kishim iPad e iPhone për të luajtur.
Mandati i tretë bën të pakthyeshme ardhjen në jetën tonë të një drejtësi të re. E kundërta do të thotë çuarje dëm e gjithë këtyre sakrificave dhe kthim aty ku Shqipëria nuk do të kthehej më. Mandati i tretë do të thotë që politika të mos ju bëjë dot më asgjë, as mësuesve, as mjekëve, as infermierëve. E kundërta do të thotë rikthim pas dhe varje e fatit të të gjithë profesionistëve të këtij vendi në mëshirën e rrotave të atyre makinave që u mblodhën për një dasëm pa nuse. Mandati i tretë i PS është që taksa e sheshtë të mos guxojë të kthehet si një fantazim kërcënuese për të gjithë ata që fitojnë më pak.
Si mundet tu jepet atyre një shans tjetër? Mandati i tretë i PS është heqja e cdo mundësie që Ilir Meta, Sali Berisha, Monika Kryemadhi të kenë një shans tjetër për ta marrë zvarrë Shqipërinë për hesap të llogarive të tyre, të pushtetit të tyre, të pasurive të tyre dhe të gjithë privilegjeve të tyre dhe kur vjen puna, edhe Luli nuk ka si e merr një shans se Luli nuk është Luli, por është Sali, Iliri e Monika. Është si ato kukullat që po nuk i tunde flenë, kur tunden hapin sytë dhe nxjerrin atë këngën në formë ninulle për të vënë në gjumë. Kur zhduket nga ekrani është një kukull që fle. Një kukull në prehrin e atyre. Një arsye shumë e fortë e PS. Është një mandat për të mos lënë në mes një punë që duhet të vazhdojë me patjetër.