Kryeministri Edi Rama teksa po prezanton kandidatët për deputet në Fier, prezantoi edhe programin ekonomik të Partisë Socialiste. Rama theksoi se në fund të mandatit të tretë synon që paga minimale të jetë deri në 400 mijë lekë. Po ashtu kreu i qeverisë u ndal edhe tek programi i PD-së ku theksoi se ato po synojnë që të kthejnë taksën e sheshtë e cila është një taksë e cila favorizon të pasurit.

‘Dua të theksoj që ne po mbyllim një mandat të thyer në mes nga një ngjarje tronditëse që thye në mes të gjithë botën si pandemia. U duk sikur na thyeu në mes tërmeti shkatërrimtar pas të cilit ne po ringrihemi më të fortë sepse më të fortë por ngrihen të gjithë ata që u goditën, njerëzit po kthehen në shtëpi më të bukura. Premtuam vetëm përgjysmimin e taksës për në biznesin e vogël. Sot taksa për biznesin e vogël është zero. por janë ato që kanë më shumë sforco për të bërë dhe pavarësisht se ne e hodhëm këtë ode në tavolinë në atë moment sot jemi krenar që PS ka vendosur dhe është e angazhuar që ta mbajë deri në2029. por është për të nxitur fuqimisht vetëpunësimin dhe punësimin që jep biznesi i vogël. Përtej ksaj ne e rritëm pagën minimale 50% dhe sot e kemi 30 mijë lek dhe nuk mjafton dhe do ta rrisim çdo vit deri në fund të mandatit të tretë ta kemi 38 mijë lekë, por të synojmë 40 mijë lekët dhe kjo pagë është realisht vendosje në një nivel tjetër të mbështetje së kategorisë me pagat më të ulëta. është një nivel që na vendos mirë në të gjithë rajonin. Në buzë të një honi të thellë të një kolapsi të madh financat e Shqipërisë.

Me çfarë kurajo dhe papërgjeshmërie mund të rikthehet PD tek taksa e sheshtë, përsëri taksën e sheshtë që është krijuar për të favorizuar të pasurit dhe për të goditur më të varëfërit, për të favorizuar të pasurit. Taksa e sheshtë është taksa që ëndërrojnë oligarkët dhe sot tabori i krushqve të uritur të një dhëndrri që është aty shfaqur pamjen e buzëqeshur të Ilirit dhe të Saliut që e përdorin këtë dhëndër si një pararojë të asaj që është qëllimi i tyre për të rivënë nën kontroll drejtësinë dhe thonë do të rikthejmë taksën e sheshtë. Pra 100 më të pasurit marrin një dhuratë që është një sasi marramendëse parash që ne i përdorim për investime dhe për të ndërtuar shtëpi të reja, shkolla, kopshte,k spitale të reja e kështu me radhë është e pakonceptueshme por ja që ky është fakti. Ne me taksën progresive jemi në gjendje të shkojmë më tutje për ato që paguhen më pak, sot kemi të pa tatuar pagën minimale. Me një janar të vitit të ardhshme paga deri në 400 mijë lekë të mos tatohet. nuk është e lehtë për një pjesë tjetër për kategorinë që paguhet me paga më të larta për shkak të kualifikimit të tyre. Nuk do të rrisim asnjë qindarkë pagën e ministrave dhe të deputetëve dhe nuk do të ulim taksën e fitimit të më të pasurve. Filozofia jonë qeverisëse është se kush fiton më shumë do të paguajë më shumë dhe kush fiton më pak do të paguaje më pak. ‘- tha Rama.