I pranishëm në qytetin e Krujës, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se rindërtimi në Krujë dhe në Buq do të përfundojë në tetor.
“Në Krujë janë 700 shtëpi. Ka filluar me infrastrukturën për pallatet në një terren jo të lehtë kur është punuar për studimin gjeologjik, janë bërë verifikimet, garat e nevojshme, në Fushë-Krujë në maj mbarojnë shtëpitë individuale dhe në shator tetor mbarojnë pallatet në Fushë-Krujë, po ashtu edhe në Bubq. Shikoi Italinë fqinje që ende janë në rulota. Në shtetet e tjera nuk kthehen në shtëpi pa paguar dhe me marrë falas, ne e kemi bërë këtë program unikal”, tha Rama.
Kreu i ekzekutivit vijoji më tej fjalën e tij kur u shpreh se: Është e turpshme të flasësh për ujin, por është një turp që duhet ta mbajnë ato që e kanë, se në ashtu e gjetëm , por po i japim fund, kemi kantiere kudo ku po punohet për ndërtimin e ujësjellësve ku do sjellin ujë 24 orë në çdo familje. Kur shumë nga punët mbarojnë, ose janë në proces, pse tani u kujtuar për fushatë, pse doni votat, pse ujësjellësi u ndërtua tani për fushatë, për një javë apo për një muaj, cilat nga veprat që njerëzit i shohin të marrin formë përfundimtare kanë filluar një apo 2 muaj, jo ujësjellësi ka 2 vjet që po punohet. Sot finalizohet s ene nuk kemi fjetur gjumë asnjë ditë, po kur thonë tani u kujtuar për shtëpitë, po këta ku ishin, ka 15 muaj, qysh të nesërmen që u kemi ndenjur në kokë familjeve, duke mos i lënë jashtë i kemi strehuar.