7 marsi do të kthehet në një ditë përkujtimore në Brindizi. Kështu tha kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se do të ndërtohet një muze që do të përkujtojë eksodin e shqiptarëve drejt Italisë, 30 vjet më parë.

“Duam ta bëjmë 7 marsin një ditë përkujtimore por edhe reflektimesh, pa bezdisur dhe thejsht duam që autoritete shqiptare çdo 7 mars të vijnë të bëjnë pikërisht këtë të thonë faleminderit, duke parë pakëz dhe të ardhmen.

Me ndihmën e mikeles, do të gjejmë hapësirën, një hapësirë të duhur, jo ndonjë gjë të tepruar një hapësirë të përshtatshme, ku fëmijët të shohin dhe të mësojnë çkanë bërë prindërit e tyre. Të ndihen dhe krenarë e të vazhdojnë gjurmët e prindërve, sepse kjo është historia e italisë, e njerëzimit”, tha Rama.