Në Durrës ka vijuar sot procesi i vaksinimit të mësuesve me dozat e vaksinës Astrazeneca. Për të parë procesin nga afër ishte vetë kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga mjekja Silva Bino dhe ministrja Ogerta Manastirliu. Edhe pse ka pasur disi hezitim, Bino tha se procesi ka vijuar normalisht. Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se ka një sërë vendesh që vijojnë vaksinimin, pavarësisht një dyshimi të pa faktuar, e megjithatë tha ai pritet konfirmimi i EMA dhe OBSH, për të kundërtëtn. “Nëse do thonë ndaloni ata, do ndalojmë “, tha Rama.

Manastirliu: Të gjitha vendimet që merren nisen nga fjala e OBSH dhe EMA. Bino: Edhe agjencia rregullatore e Kanadasë etj, procesi ka ecur mire, ka një lloj hezitimi nga publikimet në media. Rama: S’kanë faj njerëzit që shqetësohen nga lloj lloj lajmesh, është luftë e madhe tregtare dhe politike, Nuk e kanë ndërprerë vaksinimin Belgjika, Polonia, Serbia etj dhe pjesa tjetër po pret për konfirmim, tani nëse thonë ndaloni , do ndalojmë, sot po flisja me Londrën aty janë bërë miliona doza astrazencea dhe s’ka asnjë problem,.

Manastirliu: Komiteti do mblidhet dhe sot pasdite po do presim vendimin e EMA dhe OBSH. Nuk bëhet fjalë për një lot tjetër prodhimi. Britania madhe ka përdorur miliona doza, që ka vaksinuar dhe më shumë. Rama: Ka pasur shumë refuzime? Bino: Jo shumë Rama: Nejse kjo nuk është me detyrim.