Franca dhe Italia po përgatitën të heqin pezullimin e tyre të vaksinës AstraZeneca, pasi rregullatori europian tha se ishte plotësisht i bindur se përfitimet e kësj vaksine tejkalonin çdo rrezik, sipas thetimes.co.uk.
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri italian, Mario Draghi thanë se ata do të rifillonin menjëherë administrimin e vaksinës AstraZeneca nëse nesër do të merret miratimi nga Agjencia Europiane e Barnave. Një deklaratë nga EMA se nuk kishte asnjë shenjë që vaksinimi kishte shkaktuar mpiksje gjaku u përshkrua nga Macron dhe Draghi si inkurajuese.
Shtatëmbëdhjetë vende europiane kanë pezulluar përdorimin e kësaj vaksine gjatë ditëve të fundit. Në përgjigje të shqetësimit se pezullimi mund të ngadalësojë edhe më tej normat e imunizimit në kontinent, Komisioni Europian u ka kërkuar qeverive të ndalojnë uljen në rezervat e vaksinave./ATSH