Gjatë fjalës së tij me të rinjtë në Tiranë, Edi Rama thumboi presidentin Ilir Mata në lidhje me kërcënimet e tij një ditë më parë ku tha ” Mos më detyro të hyj në garë me doktorin, ndërsa paralajmëroi se mazhoranca sipas tij do të ngelet pa grup parlamentar pas zgjedhjeve të 25 prillit”.

Rama tha se Meta nga këto zgjedhje do të dalë i rruar dhe i qethur.

“Jam i bindur se me të mbaruar këtu do të vijë një klithmë nga Vlora e do të thotë se po me detyroni të bëj atë që nuk e kam bërë kurrë bashkë me doktorin e madh në fushatë. Që ti je futur në fushatë këtë e di çdo patronazhist. Por atë që ti nuk e di është se ti do të dalësh nga kjo fushatë i rruar dhe i qethur”, tha Rama.