Kryeministri Edi Rama ka komentuar fushatën elektorale që po zhvillon në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit. Duke hequr një paralele me fushatën e PD, Rama tha se ajo e rivalit të tij është propagandistike, duke renditur edhe arsyet.

Në një intervistë për “Të Paekspozuarit”, kryeministri tregoi edhe pse nuk ka thumbuar më aletatët e PD, për të cilët në nisje të fushatës u vendosi nga një pseudonim.

“Fushata ime, jo vetëm nuk është negative por është e fokusuar tek e ardhmja. Nëse marrin ndarjen në kohë është 90% fushatë që merret me sfidat e mëdha të së ardhmes dhe me rindërtimin.

Mbasi unë fola për ata, Basha i fshehu këta, i bëri sikur nuk ekzostojnë. Unë nuk jam marrë më se i fshehu në kafazët e pëllumbava.

Të gjithë këta janë lidera, Fatmiri, Agroni, Vangjeli janë lidera partish dhe këta të gjithë nuk dalin. Ke frik të nxjerrësh ata që ke aleatët e tu tregon që është një fushatë propogandistike. Është komplet karvan i një modeli të vjetër që bëjnë fushata me daulle dhe makina”, tha Rama.