Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi në takimin e tij përmbyllës në Tiranë, se mandatin e tretë nuk e kërkon për vete por të prishur mallkimin që ka shoqëruar shqiptarët në këto vite. Ai tha se mandati i tretë duhet edhe që ajo që ndodhi dje në Elbasan të mos përsëritet më kurrë. v
“Jeni thjesht të vendosur për të ardhur dhe për të na mbështetur. Çdo njeriu t’i japësh vlerën që ka njeriu ndërsa të turresh rrugëve për t’i ndaluar njerëzit sikur je një forcë nga ato paramilitaret në vendet ku thika e urrejtjes dhe ndasisë është future deri në kockë dhe pasi ndalon njerëz të lësh pas dhe viktima, do të thotë që njerëzit janë njerëzit vetëm kur futen në autokolonën tënde. Ky episode duhet t’i bëjë të gjithë shqiptarët të zgjohen dhe të kujtojnë se çfarë I kanë bërë Shqipërisë prej 30 vitesh se në çfarë humnerash e kanë hedhur Shqipërinë.
Sa herë ka pasur humbje jetësh dhe plagë të shkaktuara, ato lidhen me ta. Ata janë rruga e të shkuarës. PS është dera e të ardhmes. Kur njeriu shkon të votojë, gjykon mbi të tashmen dhe shpesh herë e tashmë e zvogëlon peshën që ka vota. Mund të ketë një hall që lidhet me pragun e shtëpisë. Nuk I bën përshtypje asgjë që ndryshon larg atij pragu dhe e bën të thotë nuk I votoj më këta. Mund të ketë shqetësim që sot do një punë më të mirë dhe nuk e ka. Dhe ndërkohë sheh të tjerë që kanë punë të mira dhe thotë nuk I votoj këta. Vota më 25 Prill, ka vetëm një drejtim PS. Unë i kuptoj të gjithë ata që janë të pakënaqur.
Dhe po thoja po nuk filloi shiu, ne kemi një problem. Ka shiu gjithë këto ditë që bie për të paralajmëruar breshërin e madh mbi kutinë e votimit më 25 Prill. Zgjedhja e secilit është të bëhet pjesë e këtij breshëri apo të qëndrojë në karvanin që gjithmonë e më shumë duket si i dalë në filmin Koncert në Vitin 1936.Shqipëria më 25 Prill, do të përballet me një test karakteri dhe shqiptarët do duhet të vendosin anën në të cilën do të gjenden në datën 26 sepse më 25 Prill është dita jo për të bashkuar kënaqësitë tona por për të bashkuar të gjitha pakënaqësitë tona dhe për t’i thënë vetes se ka shumë arsye për të qenë të pakënaqur për ato që kemi bërë dhe do të ngjitemi më lart sepse ky është misioni unë dhe kjo është koha jonë.
Shumë kush thotë për çfarë e do Edi Rama mandatin e tretë. Mandati i tretë është për zbrapsur mallkimin e historisë sonë që gjithmonë iu shfaqet shqiptarëve në momente kritike dhe I josh drejt rrugëve të shkurtra që të nxjerrin gjatë. Mandati I tretë do të vulosë njëherë e mirë se ajo që ndodhi dje në Elbasan nuk do të shfaqet kurrë më. Kurrë më nuk do të ketë politikanë të cilët do të mund ta marrin përsipër të bëhen korrierët e atij mallkimi”, deklaroi Rama.