Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjirokastër ku po zhvillon një takim me të rinjtë. Rama tha se vizioni i PS është i qartë dhe t’i japësh votën sërish atyre që ishin para 8 viteve është të kthehesh prapa në mënyrën më të keqe të mundshme. Rama: Ne kemi një vizion të qartë për të ardhmen , po s’provohemi në një situatë dramatike, një pandemi dhe një tërmet.
Karakteri ynë po testohet çdo ditë në këto lufta, dhe ne po e fitojmë me vendosmëri të madhe, jemi të vendosur dhe jemi shumë të duruar për t’i çuar para këto punë, që maja që ne kemi përcaktuar të mos na lodh para se ta arrijmë. Ngjitja është shumë e vështirë, por ne do ia dalim. Shqipëria nuk mund të shkojë në një nivel tjetër sa hap e mbyll sytë me një recetë çudibërëse. Kjo është një punë që vazhdon, sot është ndryshe . Gjirokastra është një gjerdan i mrekullueshëm i turizmit që do krijojë më shumë të ardhura për ata që do vijnë këtu.
Do vazhdojmë me këmbëngulje , që të bëhet një gjerdan i bukur në qafën e Shqipërisë në gjithë atë organizëm të trupit, ne nuk mund të ndalojmë, nga ato sirenat joshëse qe më vonë i kanë zhytur thellë.
Nuk ka ngjitje pa lodhje. Mjafton të kesh sytë e haur dhe imagjinatë për të realizuar qëllimet . Si për shembull universitet që t’i marrim këtu ato diplomat. Ne besojmë që Shqipëria mund të bëhet kampione turizmi në Ballkan. Do hapim garën dhe për Sarandën sa të firmosim atë të Vlorës dhe kjo do krijojë atë zinxhir hallkash të munguara që do kthehen në ekonomi, e të ardhura dhe mundësi për më të rinjtë.
Është shumë e rëndësishme të mos kthehemi prapa, në fund të ditës puna është ështje karakateri edhe politika dhe karakteri ynë po testohet çdo ditë. Kemi fqinj rreth e rrotull që lëngojnë të hyjnë në procesin e vaksinimit, ne i kemi, është çështje besimi, karakteri se nuk vijnë gjërat nga qielli. Njerëzit zgjidhen për të bërë detyrën , as për fall, as për magji dhe nga mënyra se si e bëjnë ndahen ata që janë shërbëtor të respektuar ose që mbahen mend për keq.
BE nuk t’i jep leket një thes e të thotë çoji ku të duash, jo thonë hajde na mbush mendjen që duhet t’i marrësh dhe thënë kjo kisha nuk është bërë me fondet e BE por me të qeverisë në një kohë që ju e dini, sepse është një amanet që s’duhet ta marr lumi. Ata e kanë pasur mundësinë ta tregojnë sa karakter, durim e ça bëjnë kur u jep një mundësi, dhe tani ta përsërisësh të njëjtën gjë për një rezultat tjetër është budallik. Ata as nuk duan as nuk dinë. Ata nuk i duhen askujt.