Kryeministri Rama ka sot rreth orës 10:30 në qendrën e tij të votimit në fshatin Surrel në Tiranë. Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
“Sot është një ditë shumë e bukur! Sot është dita të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative ndaj askujt që me votën e vet shpreh një opinion tjetër. Të mos harrojmë se jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe. Askush të mos harroj se demokracia është një sport pa spektator dhe të gjithë duhet të zbresin në fushë. Ndaj zbrisni në fushë dhe gjuani penalltinë tuaj”, tha Rama.