Ka dy ditë që opozita dhe qarqet pranë saj po bëjnë zhurmë për incidentin e Maqellarës, ku sipas tyre, janë kapur njerëz që donin të blinin vota për Partinë Socialiste.
Paramilitarët e PD-së në Peshkopi, kanë filmuar një video ku paraqiten disa njerëzv brenda një makine, ndërkohë që në terren ka mbërritur policia dhe materialet janë në Prokurori.
Ndërkaq, siç mësohet, njerëzit që kanë qenë në makinë nuk kanë qenë të strukturave të Partisë Socialiste, por që ishin angazhuar me LSI-në, prej vitesh.
Madje një prej personave në makinë, Denis Xholi, është njeri i afërt i ish-deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu dhe ka qenë i punësuar nga Spahiu që në vitin 2015.
Ka shumë gjasa që fletëpalosjet e PS-së që u gjetën në makinë kanë qenë për kamuflazh, pikërisht për të krijuar konfuzionin që ndodhi.
Konfuzion që me logjikën “prodho një lajm më të madh, për të mbuluar një tjetër”, synonte të shurdhonte sa më shumë të ishte e mundur, jehonën e vrasjes makabre të Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
Vetë skena, ku u mblodhën njerëz me zhurmë duke filmuar dhe krijuar një konfuzion, ngjante si një mizanskenë tipike dhe një teatër për ta shitur më pas si skandal publik, pikërisht, ditën kur në Elbasan u zhvillua funeral i Pjerin Xhuvanit.
Në të cilin në heshtje morën pjesë mijëra qytetarë të Elbasanit, që e nderuan ata.
E pikërisht loja e sulmit politik për të “kompensuar”, u vu re menjëherë mbrëmë në Opinion, ku kryeministrit Rama ju “servir” rasti i Maqellarës, si për të zvogëluar reagimin për vrasjen e Elbasanit.
Se po të ishte vërtet blerës votash nga PS, do e kishin vrarë, ashtu siç premtoi publikisht kandidati i PD në këtë zonë, Xhelal Mziu./Tema