Kryeministri Edi Rama, njëherësh Kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama vijon turin e takimeve elektorale me qytetarët. Sot kreu i qeverisë është ulur për të konsumuar një kafe me banorët e Kuçit në Vlorë.

Gjatë bisedës kreu i ekzekutivit ka marrë stilolapsin dhe ka shkruar mbi letrën e vendosur në tavolinë qarqet dhe numrin e deputetëve që merr Partia Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit.

Sikurse shihet edhe në videon e mëposhtëme, sipas llogarive të kryeministrit Partia Socialiste merr 74 deri në 78 mandate këto zgjedhje duke u rikonfirmuar në detyrë për herë të tretë përmes votës së qytetarëve. (Lexo.al)