“E kanë parë ato se çfarë i bën Partia Demokratike, i mjel dhe ia bën ‘cicat e lopës’ copë dhe përfundon PD nga lopë në lepur të lodhur”. Ky ishte mesazhi i drejtpërdrejtë i Kryeministrit Rama sot për të gjithë demokratët e Vlorës në një takim elektoral atje.
Edhe pse me batutë Rama i tregon demokratëve kështu se çfarë i ndodhi në vitin 2013 pasi qeverisën 4 vote me LSI-në.
Rama gjithashtu thirri në kujtesën e vlonjatëve ngjarje që kanë ndodhur me çështjen e pronave në të gjithë zonën në kohën e Partisë Demokratike.
“Asnjëri nuk banon në Vlorë, asnjëri s’ka lidhje me Vlorën dhe kanë një emërues të përbashkët të tyre që është ‘amaneti i pronave të grabitura në kohën e Saliut’. Ata kanë ardhur këtu si përfaqësuaes të atij klani të grabitjes së pronave në këtë bregdet për të sjellë këtu fantazmat që çoi në peshë Orikumin. Ky është rezultati i votës për ata.
Është për të sjellë ata që ndodhi bënë çorap pronat. Gjëja e parë që do bëjmë thonë ata është që do të shfuqizojmë ligjin për pronat, atë që zgjidh më në fund çështjen e pronave, që më në fund na e njohu edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Ata duan ta shfuqizojnë pasi duan të rikthejnë katrahurën me pronat”, tha ndër të tjera Rama.