Ish-prokurori, Shkëlqim Hajdari ka komentuar mbrojtjen e Berishës në Paris, ndaj Sekretarit të Shtetit Antony Blinken duke i konsideruar deklaratat e avokatit francez si të papërgjegjshme.
Ai tha se do të ketë vetëm një seancë dhe në këtë seancë mbrojtja e ish-kryeministrit do të humbasë.
Hajdari: Ai gjyq do mbyllet me një seancë vetëm kaq do jetë ja mbajeni mend. Ai avokati është sjellur jo profesional, do e humbi gjyqin. Ky njeri e di vetë pse e ka marrë në mbrojtje Berishën, unë të garantoj që e ka të humbur. Unë nuk thashë ai, thashë deklarata e tij është e papërgjegjshme. Unë kam respekt për zotninë dhe për Francën, s’kam gjë me të. Deklarata e tij mu duk e papërgjegjshme. Unë shoh dy problem te deklaratat e Berishës, nëse Berisha do një vend për të kthyer dinjitetin, si Franca, njëra është problem juridik dhe një politik, që Berisha thotë do e çojë dhe do dënohet, kjo është gabim e dyta çfarë standardi do mbash me PD ai tha se do rri dhe dy mandate.
Për ish-prokurorin dënimi i Llallës dhe shpallja “non-grata” e Berishës është pjesë e një operacioni të madh që ka nisur nga SPAK dhe BKH dhe do të finalizohet me sukses, por kërkon pak kohë dhe besim nga populli.
Hajdari: Kjo shpallja e Berishës “non-grata” është pjesë e një mega-operacioni të madh ndërkombëtar për kapjen e peshqëve të mëdhenj. Jam i bindur se SPAK dhe BKH bashkë më shtete të tjera do kenë në dorë çështje të korrupsionit të madh shqiptar ndër vite. I bëj thirrje publikut shqiptar të mbështesin SPAK-un dhe u them të gjithëve që të mos e politizojnë çështjen e Berishës “non-grata”. Por të mos kërkojnë rezultate të shpejta si puna e bukës që futet në furrë dhe del për disa orë.