Kryeministri Edi Rama tha sot se “me vaksinimin e punonjësve të transportit publik, ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 770 mijë vaksinime për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike”.
Rama ndau një video nga procesi i vaksinimit të punonjësve të transportit publik, ndërsa siguroi se do të vijojë pa u ndalur kalendari i vaksinimit antikovid.
“Nesër priten sërish 11,700 doza vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me kalendarin e vaksinimit antikovid”, tha Rama.
Aktualisht pranë Air Albania Stadium në kryeqytet po vaksinohen edhe punonjësit e transportit publik.
Përfaqësuesi i një prej operatorëve të transportit publik u shpreh se “sot kemi ardhur për të marrë dozën e parë të vaksinës dhe organizimi duket në mënyrë perfekte”.
Vaksinimi antikovid po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.