Deontay Wilder arriti të fitojë “raundin e parë” ndaj Tyson Fury, duke siguruar triologjinë ndaj boksierit britanik. Gjykata urdhëroi zhvillimin e një sfide të tretë mes dy boksierëve, që pritet të përballen mes tyre brenda datës 15 shtator.
U përfol se Wilder mund të “hapte krahun” për një shumë 15-20 milionë dollarë, por Malik Scott, trajneri i boksierit amerikan, u shpreh: “Nuk bëhet fjalë për parà. Wilder ka konfirmuar se nuk i interesojnë paratë”.
“Nuk është një duel ku Wilder i interesojnë paratë, ai duelon për titullin kampion, për të rimarrë atë titull që e ka mbajtur për vite. Duelon prë lavdinë. Ai dëshiron të mposhtë Fury, ta rrahë e gjakosë”, tha Malik.