Lehtësimi i masave antikovid që pritet të hyjë fuqi në 1 qershor do të sjellë rigjallërimin e aktiviteteve të ndyshme kulturore dhe artistike në kryeqytet.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video entuziaste, që tregon se si e pret Tirana hapjen pas kufizimit prej masave të ndërmarra në kuadër të pandemisë së COVID-19.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi për lehtësimin e masave pas përmirësimit të situatës epidemiologjike në vend.

Nga 1 qershori hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme si dhe ora policore shtyhet në orën 23:00-06:00. Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura dhe muzika do lejohet deri në orën 22:00.

Ndërkohë, në 2022 Tirana do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, ku do të mirëpresë të rinj nga e gjithë bota dhe do ketë një program ambicioz me shumë aktivitete e do të përpiqet të lidhë qytetin dhe rininë e tij me vlerat europiane.