90 milionë funte, United e ka gati ofertën për sulmuesin e Tottenham.

Harry Kane me shumë gjasa do të largohet gjatë verës nga Tottenham.

Manchester United dhe Manchester City janë dy skuadrat që interesohen më së shumti për 27-vjeçarin.

Sipas The Sun, “Djajtë e Kuq” tashmë kanë nisur punë për ta blerë sulmuesin anglez.

Raportohet se United ka bërë gati 90 milionë funte për Kane.

Kane ditë më parë dha sinjale largimi duke thënë se është koha që të mendojë për të fituar trofe ekipor, diçka që nuk po e arrin me Tottenhamin dhe vështirë se do ta arrijë në një të ardhme të afërt andaj duke e pasur edhe parasysh moshën, është duke shqyrtuar seriozisht ofertat.