Dhjetëra turistë polakë kanë zbarkuar në Parkun Kombëtar Mali i Tomorit.
Lajmi bëhet i ditur nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat e cila njofton se rreth 35 turistë polakë vizituan Çezmën e Tarikos në fshatin Qafë Dardhë të shoqëruar nga Zamo Raffting Group.
Parku Kombëtar i Malit të Tomorit mbetet një nga destinacionet e preferuara turistike nga turistë vendas dhe të huaj në çdo stinë të vitit.
Këto ditë të ngrohta të qershorit mali i Tomorit po vizitohet nga të apasionuarit e natyrës, turistë vendas dhe të huaj, por sot zot janë turistët polakë.
Parkun Kombëtar Mali i Tomorit ka një diversitet të madh të faunës e florës, bimësi e dendur dhe lartësi të ndryshme që të ofrojnë peizazh nga më të rrallët e turizmit malor.