Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për televizionin France24, ka folur mbi procesin e integrimit në BE.
Kreu i qeverisë tha se mendon se vendi i tij do të marrë dritën e gjelbër nga BE, por shtoi se asgjë nuk e surprizon nga Brukseli.
“Duhet thënë se në samitin para pandemisë, u vendos që të hapeshin bisedimet, më tej kjo u zgjat sepse duhej të merrej një vendim për të thirrur Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
Për fat të keq tashmë, unë u mësova të mos habitem më me atë që mund të ndodhë në Bruksel, sepse është një çështje e dinamikës së brendshme, një histori konsensusi që ndonjëherë është i vështirë, normalisht duhet ta marrim dritën jeshile duke mbajtur parasysh se ka një problem tjetër mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, sepse ne dhe Maqedonia e Veriut e presim së bashku këtë vendim dhe do të shohim nëse ky problem do të zgjidhet përpara samitit”, tha Rama.