Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas takimit me diplomatin grek, Dendias.
Kurti shkruan se i ka bërë një kërkesë në takim ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, që Greqia të njohë pavarësinë e Kosovës.
Po ashtu ai i bëri me dije se takimi i tij me Vuçiçin në Bruksel do të ishte për dialogun teksa shtoi se liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës.
“Kryeministri Kurti e njoftoi se takimi në Bruksel do të jetë për dialogun e ardhshëm që duhet të jetë parimor, e ku Kosova do të trajtohet palë e barabartë. Ai përsëriti kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti helen dhe theksoi rëndësinë që ka liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Ministri i Jashtëm Dendias tha se Greqia vazhdimisht avokon për liberalizmin e vizave dhe se do të përkrahë e ta ndihmojë Kosovën në rrugën europiane dhe euro-atlantike”, thuhet në komunikatën e Zyrës për media të Kryeministrit.