Fermat e Lushnjës janë ndër prodhueset më të mëdha të produkteve bujqësore në vendin tonë.
Frutat dhe perimet e fermerëve të zonës grumbullohen në pika të veçanta, për t’u shpërndarë më pas në tregjet vendase dhe një pjesë tjetër për t’u eksportuar.
Kryeministri Edi Rama ka postuar sot, në rrjetin social “Facebook” një video me tre pika të grumbullimit në qytet dhe siguron mbështetjen e qeverisë, në mënyrë që të bëhen më të mëdhatë në rajon, për sa i përket produkteve bujqësore.
“Dhe me punën në tre prej pikave më të mëdha të grumbullimit në Lushnjë, të cilat edhe falë mbështetjes tonë aspirojnë të bëhen më të mëdhatë në rajon në këtë fushë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.