Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video në llogarinë e tij të ‘Facebook’ ku vihet re një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturë sikurse është Bypass-i i Shkodrës.

Numri një i qeverisë bën me dije se ky investim do jetë një frymarrje më shumë për shkodranët.

Statusi i plotë: Mirëmëngjes dhe me bajpasin e Shkodrës që këtë verë do të jetë një frymarrje më shumë për shkodranët, me të gjithë elementet urbanë, trotuare, ndriçim, gjelbërim dhe korsi për biçikleta, ju uroj fundjavë të qetë. (Lexo.al)