Zyrtari i Lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, David Nabarro është shprehur se mundësia e zhdukjes së COVID-19, nuk është një opsion për momentin. “Mundësia e zhdukjes së COVID-19 nuk është një opsion për momentin”, tha ai.
Ai tha se njerëzit duhet të mësohen të jetojnë me pandeminë dhe të parandalojnë mundësinë e rritjes së infektimeve. “Njerëzit duhet të mësojnë si të ‘bashkëjetojnë’ me virusin, duke parandaluar rritjen e infeksioneve dhe shkaktimin e pikave të nxehta. Ne do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë në të ardhmen”, tha Nabarro për Sky News.
Ai shtoi që sa herë shfaqet një valë e re e COVID-19, nuk do të ishte çudi nëse njerëzit do të mendonin se do të shfaqet një variant i ri i COVID-19, kjo s’është e pamundur. Në fund ai tha se COVID-19 nuk do të zhduket në të ardhmen e afërt dhe se do të shfaqen variante të reja.
Megjithëse në shumicën e vendeve të pasura, vaksinimi po ecën me hapa të sigurt drejt rrugës për t’i dhënë fund pandemisë, në botë ka ende vende që nuk kanë në administrim asnjë dozë të vaksinave anti-COVID.
Një thirrje e rëndësishme që ka bërë pikërisht Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka qenë ajo për shpërndarjen e drejtë të vaksinave në të gjithë vendet, pa dallim. Sipas OBSH-së, solidariteti dhe donacioni i vaksinave për të arritur imunitetin e tufës, është e vetja zgjidhje për t’i dhënë fund pandemisë.