Argjentina ka siguruar finalen e Copa America-s pasi ka mundur Kolumbinë me penallti në gjysmëfinale.

Albiceleste do të përballet me Braizilin ditën e diel.

Leo Messi ka folur për kanalet zyrtare të kombëtares, duke i thurur elozhe portierit Emilionao Martinez:

“Edhe në edicionin e mëparshme grupi ka qenë i fortë, tani ka ardhur finalja. Ka qenë e vështirë, por e meritojmë, sepse e kemi kërkuar”, ka thënë Leo.

“Ka qenë e vështirë, por ne kemi Emiliano Martinez, që është një fenomen. Kemi arritur objektivin për t’i luajtur të gjitha ndeshjet, tani mendojmë për finalen”.