Izraeli ka nisur administrimin e dozave të treta të vaksinave të Covid-19 për personat mbi 60-vjeç, të cilët kanë marrë dy dozat e para, të paktën 5 muaj më parë. “Kryeministri Naftali Bennett dhe Presidenti i Shtetit Isaac Herzog filluan fushatën e dhënies së dozës së tretë shtesë të vaksinës anti-COVID në spitalin Sheba-Tel Hashomer”, tha zyra e kryeministrit në një deklaratë.
Bennett tha se kjo shtytje është duke u nisur për t’u kujdesur për të moshuarit në vend. Presidenti Isaac Herzog dhe bashkëshortja e tij Michal Herzog u panë të dy duke marrë dozën përforcuese. Izraeli në javët e fundit ka regjistruar rritje të konsiderueshme të numrit të infeksioneve të koronavirusit, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit vendi regjistroi 2.140 infeksione të reja, tha Ministria e Shëndetësisë më herët.