Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, një nga kritikët e Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit duke komentuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar demokrat ditën e djeshme u shpreh se vendi ka nevojë për një opozitë të besueshme.
Ristani thotë se drejtuesit e PD-së analizuan vjedhjen e kundërshtarit dhe jo veten duke fshehur të vërtetën.
“Drejtuesit e PD zhvilluan dje “Kuvendin”, per te analizuar vjedhjen e kundershtarit, duke mos gjetur forcen, kurajon dhe pergjegjshmerine, per te analizuar veten.
Fshehja nga e verteta me metoden e strucit, nuk do i coje larg. Vendi ka nevoje uleritese per opozite te vertete dhe alternative te besueshme” shkruan Ristani.
Ristani ishte mes 600 emrave në garë për një vend në Këshillin e ri Kombëtar. Rezultatet e votimit pritet që të zyrtarizohen ditën e sotme.