Olivier Giroud është zyrtarisht i Milanit. S ulm uesi i Francës zbarkoi dje Milano për të kryer vizitat paraprake mjekësore dhe kryer procedurat e nevojshme dhe sot vjen konfirmimi zyrtar.
Milani bën me dije se ka firmosur me su lmuesin ditën e sotme, pa dhënë informacion për jetagjatësinë e kontratës, teksa në medie është folur për 2 sezone me pagë 3.5 milionë euro në sezon. Ndërkohë, Chelsea do të marrë fillimisht 1 milionë euro në dorë dhe 1 të tjera në varësi të paraqitjeve të sulmuesit. Giroud do mbajë fanellën me numrin 9.