Një vi kt imë e dytë u regjistrua sot për shkak të zjarreve pyjore që vazhdojnë me intensitet të madh në jug të Francës. “Përveç dy vik tim ave, 24 banorë dhe pesë zjarrfikës u plagosën”, njoftoi prefektura e Toulon-it. Flakët në zonën malore të gjirit të Saint-Tropez nuk janë vënë ende nën kontroll dhe rreth 7 000 hektarë tokë janë djegur tashmë nga flakët.
Gati 10 000 persona janë evakuuar. Prefektura theksoi sot pasdite se “nuk është ende e mundur që banorët të kthehen në shtëpitë e tyre”. Rreth 1 200 zjarrfikës, të mbështetur edhe nga ndihma nga ajri, po përpiqen të vënë nën kontroll zjarret, që po shtojnë intensitetin dhe po përhapen për shkak të erërave.