Kosova vijon të raportojë numër të lartë të infektuarish dhe humbje jete nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit, njoftohet se si pasojë e sëmundjes e kanë humbur jetën edhe 17 qytetarë.

Ndërsa, nga 7,946 testime të kryera rezultuan pozitivë me koronavirusin 1,067 persona. Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se betejën me sëmundjen e fituan edhe 278 qytetarë ndërsa numri total i të shëruarve është 107.566. Në total numri i rasteve aktive është 20.467.