Gjatë javës do të kemi mot me temperaturave të larta, por jo më ato të të nxehtit afrikan. Temperaturat mbi 40 gardë do të jenë vetëm në ditë të veçanta.
Gjatë javës do të kemi mot me temperaturave të larta, por jo më ato të të nxehtit afrikan. Temperaturat mbi 40 gardë do të jenë vetëm në ditë të veçanta. Meteorologu Hakil Osmani tha për Report Tv se temperaturat e larta të ditëve që kaluam, do të kthehen vetëm në ditë të veçanta, por pavarësisht vlerave termike normale, reshjet e shiut nuk do të duken në horizont. Në parametra normale do të jetë dhe shpejtësia e erës, gjë e cila nuk do të favorizojë flakët e zjarrit që kanë përfshirë vendin këto kohë.
“Ditën e djeshme kemi pasur një rënie të vlerave termike me 6 gradë celsius. Nga 40 gradë, të premten me 34 gradë celsius. Megjithatë kjo fundjavë sjell një rritje më 2-3 gradë celsius, duke për që vlerat të luhaten në 35-36 gradë. Ndërsa vlerat e mëngjesit mbeten të freskëta. Valët e të nxehtit të tërhiqen nga territori shqiptar dhe duke e bërë situatën në ven më të favorshme. Edhe në datën 20 gusht vendi do të mbetet në temperature të larta. Nuk përjashtohen ditë të veçanta që disa lokalitetet të jenë temperaturat edhe afër 40 gradëve.
Për sa i përket reshjeve të shiut kjo fundjavë mbetet në prezencën e kthjellimeve dhe nuk pritet të kemi prezencë të reshjeve në territorin shqiptar. Parametri i erës ka ardhur duke u dobësuar, duke bërë kështu që edhe flakët mos të ndihmohen nga parametri i erës. Mbetet me shpejtësi deri në 45 km në det të hapur, ndërsa në tokë shumë më pak. Edhe fundjava do të jetë me parametër ere të dobët. Për ato që do frekuentojnë bregdetin, moti do të jetë shumë i favorshëm”, tha meteorologu, Hakil Osmani.