Paris Saint-Germain mund të mos jetë klubi i vetëm që do të kandidojë për nënshkrimin e Leo Messit. Sipas gazetës spanjolle AS, Chelsea – duke pritur sulmin vendimtar për Romelu Lukaku – sapo lexoi për divorcin përfundimtar midis Barcelonës dhe Leo Messit, kërkoi përmes një ndërmjetësi anglez një takim urgjent me agjentin e Leos Messi.

Roman Abramovich dëshiron të dëgjojë kërkesat e futbollistit argjentinas dhe babait të tij, Jorge. Kjo mund të ishte e bujshme sa i përket merkatos, teksa ndoshta më pas mund të hiqej dorë nga Lukaku për të bërë investimin Messi me vetëm rrogën dhe komisionin.